Beethoven: Evropian, humanist dhe kozmopolit

Si sot 250 vjet mё parё lindi nё Bon kompozitori Ludwig van Beethoven, i cili konsiderohet si gjermani mё i njohur nё botё.

Nё qytetin e tij tё lindjes Beethoveni, jetoi deri nё moshёn 22 vjeҁ pёrpara se tё zhvendosej nё Vjenё. Sipas kryeministrit tё landit sё Renanisё Veriore-Vestfalisё (NRW) Armin Laschet, kompozitori Ludwig van Beethoven ёshtё pjesё e ADN-sё sё kёtij landi. Ai theksoi se Beethoven-i ishte jo vetёm kompozitor, por edhe njё humanist dhe kozmopolit nga Boni. Me Odёn e Gёzimit nga Sinfonia e 9 ai ёshtё bёrё njё evropian i madh.

Ministrja e shtetit pёr Kulturёn Monika Grütters e quajti kompozitorin “gjermanin mё tё njohur”. Muzika e tij entuziazmon dhe bashkon njerёzit nga ҁdo anё e botёs. “Beethoveni me njё radikalizёm tё padёgjuar e ka revolucionarizuar muzikёn e kohёs sё tij. Ne kemi nevojё edhe sot sёrish pёr forcёn vizionare, me tё cilёn Beethoveni pozicionohej politikisht e nё radhё tё parё artistikisht. Vepra e tij ёshtё njё simbol pёr arritjet demokratike tё njё Evrope tё bashkuar dhe kundёr forcimit tё thirrjeve populiste pёr izolim dhe pёrjashtim.”

Jeta koncertore do të ishte krejt ndryshe pa Beethovenin

Duke reflektuar për mënyrën se si ndikoi Beethoveni në histori, edhe përtej fushës së ngushtë të muzikës klasike, dirigjenti i mirënjohur, Kent Nagano, Drejtor i Përgjithshëm i Muzikës në Operën Shtetërore të Hamburgut, shprehet se “Jeta koncertore sot do të ishte krejt ndryshe, pa Beethovenin. Sinfonitë dhe koncertet e tij solistike në veçanti kanë ndihmuar në institucionalizimin e gjërave, që ne i konsiderojmë si të natyrshme sot: sistemin e orkestrës, ​​seritë e koncerteve, ditët përkujtimore muzikore dhe festivalet.”

Idealet e iluminizmit: e drejta për liri dhe drejtësi

Shprehja e thellë e humanizmit që ngërthen muzika e Beethoven-it pasqyron idealet e iluminizmit: të drejtën për liri dhe drejtësi, për vetëvendosje, individualizmin dhe përparimin njerëzor. Koha e Beethoven-it ishte një kohë trazirash, lufte dhe nacionalizmi, por edhe një kohë në të cilën lindën koncepte të reja të individit, shoqërisë dhe botës. Në këtë kohë të ndryshimeve rrënjësore njerëzit duhet të luftonin për dinjitetin e tyre, për lumturinë e tyre – dhe të merrnin edhe përgjegjësinë për këtë. Për këtë mënyrë të re të menduari, Beethoveni kompozoi muzikën përgjegjëse duke komunikuar në të idealin e një bote më të mirë, më humane.

Beethoveni shkroi muzikë që flet për humanizmin dhe për përvojën njerëzore. Shpesh, p.sh. në një koncert live, mund të dallosh në të tensionin midis individit dhe shoqërisë. Veprat pasqyrojnë edhe vlerat e shoqërisë borgjeze që po shfaqeshin në kohën e Beethoven-it. Këtu bën pjesë vlera e punës, e ideve, e ndjeshmërisë dhe e emocionalitetit. Por muzika e Beethovenit ndonjëherë ka edhe përmbajtje politike, shprehet Kent Nagano.

Muzikë për të ardhmen ose proceset e ndryshimit

Në muzikën e Beethovenit dëgjon përparim dhe zhvillim të mëtejshëm. Shpesh ajo duket se flet për të ardhmen ose proceset e ndryshimit. Kemi të bëjmë me një muzikë të guximit dhe optimizmit, gjallërisë dhe energjisë, plotërisë dhe lëvizjes – dhe ajo shkakton në të dëgjuar, një përjetim sensual, shpirtëror. Ndonjëherë në të tingëllojnë edhe shqetësime, dyshime për idenë e përparimit ose për aftësinë e njeriut për t’u zhvilluar në mënyrë cilësore. Mbi të gjitha, vepra e viteve të vona rrezaton ndonjëherë edhe skepticizëm, ose mund ta perceptosh si diçka medituese ose si vetëreflektim, thotё Kent Nagano qё është pjesë integrale e jetës muzikore në Gjermani prej dekadash.

Muzika e Beethovenit të shtyn përpara, ajo vazhdon, shpërthen kufijtë e së dhënës, të të paracaktuarës ose të asaj që tashmë ekziston. Ajo vë në dyshim rëndësinë e së transmetuarës dhe nënkupton idenë e përparimit përmes iluminizmit. Muzika e Beethovenit është universale. Ajo komunikon jo vetëm me një pjesë të zgjedhur të shoqërisë, por dëshiron të arrijë tek të gjithë. Arti i tij i përjetshëm është i vendosur përtej kufijve të të gjitha tendencave të modave. Ai pasqyron të vërteta të caktuara – dhe njerëzit kanë nevojë për këtë të vërtetë./dw

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close