Ndëshkimi brutal komunist për varrimin e një nacionalisti shqiptar

Në vitin 1986, Komiteti Qendror i Lidhjes Komuniste të Maqedonisë (KQ LKM), në përpjekje permanente dhe të vrazhdë për luftimin “e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”, do ta “shkundë” gjithë Maqedoninë e atëhershme (në kuadër të federatës jugosllave) për t’i zbuluar “armiqtë shqiptarë” që morën pjesë në varrimin e Xhemil Islamit, nga fshati Raven, Komuna e Gostivarit, i cili, pas një aksidenti të rëndë, vdiq më 15 qershor të atij viti.
“Mëkati” i të ndjerit Xhemil Islami, sipas komunistëve maqedonas, kishte të bënte me faktin se ai kishte qenë i dënuar me gjashtë muaj burg në vitin 1983, për shkak të “aktivitetit armiqësor të tij nga pozita e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”.
Në debatet e gjithanshme, duke filluar nga debatet e nivelit lokal komunist, komunal e deri te niveli më i lartë
– komiteti qendror, vëmendje të veçantë iu kushtua organizimit të varrimit, por edhe 13 kurorave që ishin vendosur mbi varrin e të ndjerit. Natyrisht, një shqetësim tjetër i komunistëve maqedonas, ishte pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në këtë varrim, në veçanti pjesëmarrja e punëtorëve të arsimit dhe të atyre shoqëroro – politik.
Ndonëse varrimi i të ndjerit Islami ishte bërë në qershor, “gjuetia e shtrigave” nga ana e aparatit ndëshkues maqedonas, do të fillojë në tetor.
Në një vlerësim të kreut më të lartë të komunistëve gostivaras, ndër të tjera, do të jepet edhe ky konstatim absurd, mbase tekanjoz, që u shkonte për shtati vetëm komunistëve me urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve. Në këtë konstatim thuhej: “pjesëmarrja dhe prezenca masive e punëtorëve shoqëroro – politik e të arsimit si dhe mënyra e zbatimit të varrimit, pati ndikim shumë negativ në disponimin e klasës punëtore dhe të qytetarëve, në marrëdhëniet ndërnacionale si dhe në gjendjen politike e të sigurisë në komunë, për faktin se bëhet fjalë për person, i cili është pjesëtar i dalluar i nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar në këtë mjedis”.
Fatkeqësisht pas kësaj, me masa ndëshkuese do ta pësojnë shumë arsimtarë e punëtorë shoqëroro – politik, përfshi edhe ata që kishin blerë kurora. Ndër ta, atëbotë. më të shquar ishin Azem Zylfiqari, që asaj kohe ishte deputet në Kuvendin RSFJ dhe Milaim Fejzi, anëtar i Kryesisë së KQ të LKM. (Dokumenti i KQ të LKM për varrimin në fshatin Raven të Gostivarit gjendet në Arkivin shtetëror të Maqedonisë së Veriut)/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close