Në spitalin modern kirurgjikal në QSUT, kryhet ndërhyrja me shkallë të lartë vështirësie
ATSH/ Një ndërhyrje e shkallës tepër të lartë të vështirësisë është realizuar sot në spitalin modern kirurgjikal në QSUT, falë bashkëpunimit të kirurgëve të disa fushave, tek një i ri 35-vjeçar.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ka vlerësuar profesionalizmin e mjekëve edhe pse në një kohë të pazakontë.
“Jam krenare për ekipet tona mjekësore, që po i përgjigjen me profesionalizëm e shumë përkushtim qytetarëve, pavarësisht vështirësive që ka kjo kohë e pazakontë. Një ndërhyrje e shkallës tepër të lartë të vështirësisë është realizuar sot në spitalin modern kirurgjikal në qendrën tonë të ekselencës në QSUT, falë bashkëpunimit të kirurgëve të disa fushave, tek një i ri 35-vjeçar”, tha ministrja.
“Operacion i vështirë i heqjes së masës tumorale në gjoks është kryer me sukses, falë ekipit të talentuar të kirurgëve dhe anestezistëve tanë, prof. Arben Gjatës, prof. ass. Fatmir Çaushit, prof. ass. Krenar Lila, dr. Arbi Aliu, dr. Ilir Skenduli, dr. Ernest Cakaj”, u shpreh Manastirliu.
Comments are closed.