Osmani: Në zgjedhjet e ardhshme do të garoj me iniciativë qytetare

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani thotë se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me një iniciativë qytetare.

E ftuar në emisionin “Ilva Now” në Shqipëri, Osmani thotë janë duke punuar në ndërtimin e një iniciative qytetare, ku janë duke identifikuar figura kredibile në teren për përfaqësimin e qytetarëve.

“Tani opsioni për të cilin po punojmë është ndërtimi i një iniciative qytetare. Jemi duke biseduar me shumë njerëz. Ajo që na jep më së shumti kurajo është mbështetja shumë e madhe e qytetarëve. Ne do t’ua ofrojmë këtë mundësi qytetarëve dhe ata do ta japin vlerësimin e tyre. Ka një kohë që nga qershori që po punojmë në teren, për identifikimin e figurave kredibile dhe në anën tjetër po punojmë me aktivistët tanë”, thotë Osmani.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close