Sazan Ibrahimi:Kryetarët e komunave nuk janë pro mbylljes totale

Asociacioni i Komunave të Kosovës së bashku me Këshillin e kryetarëve dhe përfaqësues të nivelit qendror kanë diskutuar sa i përket ndërmarrjes së masave anti-Covid në Kosovë, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, kryetari i këtij asociacioni Sazan Ibrahimi.

Tutje, ai shtoi se kryetarët e komunave kanë kërkuar vazhdimin e masave aktuale edhe në të ardhmen por jo mbyllje totale.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës ka organizuar takimin e këshillit të kryetarëve me përfaqësues të nivelit qendror sa i përket masave anti-Covid të cilat janë duke u ndërmarrë në Kosovë. Në këtë takim janë diskutuar masat aktuale dhe kryetarët e komunave kanë kërkuar që këto masa të vazhdohen edhe më tutje”.

“Kategorizimi i komunave sa i përket numrit të rasteve të infektuara me 100 mijë banorë është treguar si suksesshëm kategorizimi përmes ngjyrave dhe kryetarët e komunave kanë konkluduar që këto masa duhet të vazhdohen edhe në të ardhmen”, shtoi Ibrahimi.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi theksoi se trendi i numrit të infektuarve është në rënie e sipër, kështu që nuk është e arsyeshme të shkohet me masa shtrënguese, raporton EO.

Sipas tij, kryetarët e komunave nuk janë pro mbylljes totale.

“Duke marrë parasysh që trendi i numrit të të infektuarve është në rënie e sipër atëherë shpresojmë që një trend i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kryetarët e komunave nuk janë pro mbylljes totale. Kryetarët i kanë dhënë mbështetje masave aktuale sepse janë treguar të suksesshme”.

“Nëse flasim me përqindje të të infektuarve është në rënie e sipër, atëherë nuk e shohim të arsyeshme që të shkohet me shtrëngim të masave. Mirëpo nëse situata ndryshon atëherë Këshilli i kryetarëve duhet të ulet me përfaqësues të nivelit qendror për të diskutuar masat e parapara që mund të ndodhin në të ardhmen”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close