Abott: Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë Kosovën në arsim dhe shëndetësi

Mbretëria e Bashkuar është e interesuar që të mbështesë Kosovën, në luftën e saj kundër virusit, në arsim dhe në shëndetësi. Veç tjerash, po shprehën të shqetësuar edhe për numrin e madh të rasteve me COVID, dhe atyre që humbën betejën me COVID-19.

Kështu u tha në hapjen e fushatës për promovimin e sjelljeve të duhura në parandalimin e COVID-19, nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi se këto mesazhe janë mirëkuptimi për festat e fundvitit në një situatë pandemike.

Zemaj: Ju lus të festoni me dinjitet

“Ju lutem të festojmë me dinjitet, të festojmë me masat në fuqi të cilat janë thirrje për shëndet dhe ruajtje të shëndetit. Të festojmë me familjet e ngushta, t’iu dëshirojmë paqe, dashuri, mirëkuptim të gjithë atyre që mund t’i përshëndesim nga larg. Është një vit ndryshe, është një vit tjetër, por me angazhimin tonë të përbashkët me partnerët ndërkombëtarë dhe miqtë e Kosovës, vitin e ardhshëm shpresojmë ta festojmë në një normalitet, ashtu siç na ka hije neve dhe popujve të civilizuar”, ka theksuar Zemaj.

Zemaj shtoi se shpreson se shumë shpejt të gjithë komunat do të jenë në zonat e gjelbërta.

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott theksoi se janë të interesuar të ndihmojnë Kosovën në dy fusha atë të edukimit dhe arsimit. Ndërkohë, shtoi se është e nevojshme që qytetarët të jenë të kujdesshëm, të mbrojnë familjarët dhe shëndetin e tyre.

Abott: Mbretëria e Bashkuar dëshiron të mbështesë Kosovën në shëndetësi dhe arsim

“Mbretëria e Bashkuar dëshiron të mbështesë Kosovën në luftën e saj kundër virusit, në dy fusha jetike: në shëndetësi dhe në arsim, dhe në të njëjtën kohë, ne jemi mirënjohës për mundësinë për të punuar me Kombet e Bashkuara në Kosovë. Si rezultat i përpjekjeve tona të përbashkëta, ne po mbështesim këtë fushatë të rëndësishme, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin, se si secili prej nesh mund të veprojë kundër virusit që po prek gjithë botën. Në muajt e fundit, ne kemi parë një rritje të numrit të rasteve të të infektuarve, qoftë këtu apo në MB. Ne jemi të shqetësuar për numrin e rasteve që po përfundojnë me vdekje”, tha ai.

Abott ka uruar që numri i rasteve të ulet dhe askush të mos kalojë në këtë situatë. Veç tjerash ka ftuar që të gjithë të jenë të kujdesshëm për mbrojtjen e familjeve dhe shëndetit të tyre.

Ndërsa, Koordinatorja e Zhvillimit e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, theksoi se pandemia është në mesin tonë, duke shtuar se maska, mbajtja e distancës dhe pastrimi i duarve janë të domosdoshme.

Richardson: Procesi i vaksinimit do të marrë shumë kohë

“Ne gjithashtu e dimë që shpërndarja e një vaksine dhe procesi i vaksinimit të atyre njerëzve që kanë nevojë për vaksinim, do të marrë shumë kohë. Prandaj, është më e rëndësishme se kurrë, që të vazhdojmë me disiplinën tonë, sepse në atë mënyrë do të shpëtojmë jetë, dhe siç e përmenda në një moment, është më e mira që do të kemi mundësinë të bëjmë në jetën tonë për të shpëtuar jetën e të tjerëve, dhe është e lehtë, prandaj duhet të jemi më të disiplinuar, të kemi pak më shumë durim, sepse jemi në një sezon të ftohtë dhe në këtë sezon të ftohtë, kalojmë më shumë kohë duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, kalojmë më shumë kohë brenda”, ka theksuar ajo.

Thirrje për kujdes bëri edhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, i cili tha se është obligim që të këshillojmë njëri-tjetrin për zbatim të masave. Sipas tij, edhe në kohën kur do të vie vaksina, do të jetë prioritet për moshat e shtyra dhe qytetarët me sëmundje kronike.

Ramadani: Çdo kush që është i interesuar do të vaksinohet falas

“Do të jenë prioritet punëtorët shëndetësorë, të moshuarit dhe të sëmurit kronikë. Por pastaj edhe kategoritë të tjera, por sigurisht që çdo kush që është i interesuar do të vaksinohet falas. Kjo neve na bën të inkurajuar që ta ruajmë shëndetin tonë dhe qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 385 raste të reja me COVID-19, ndërsa shtatë persona kanë humbur betejën me këtë infeksion.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close