Berlinalja shtyhet në mars, kompeticioni online

/ATSH-AFP/ – Berlinalja, Festivali i Filmit në Berlin, organizuar zakonisht në fillim të shkurtit, është shtyrë për në muajin mars dhe kompeticioni do të zhvillohet online për shkak të pandemisë së COVID-19, njoftuan sot organizatorët.

“Edicioni i 71-të i Berlinales do të zhvillohet në “dy kohë” me një kompeticion në internet dhe dhënien e çmimeve në mars, si dhe projeksione të hapura për publikun në muajin qershor”, theksuan dy drejtuesit e festivalit në një komunikatë.

E quajtur ndryshe Berninale, ky festival është një nga ngjarjet më të mëdha të tregut ndërkombëtar të filmit në botë.

Festivali i Filmit në Berlin tërheq 480 000 kinaestë, yje filmash dhe adhurues në kinematë e kryeqytetit gjerman.

Statuja “Ariu i Artë”, që është edhe çmimi simbol i këtij i festivalit, është një nga çmimet më prestigjioze në Europë, së bashku me festivalin e Kanës në Palme d’Or të Francës dhe çmimin Lion i Artë i Festivalit të Filmit në Venecia.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close