DEKLARATA E KLOPPIT PASI U SHPALL TRAJNERI MË I MIRË I VITIT

Jurgen Klopp ka mbetur i befasuar që është shpallur edhe këtë vit trajneri më i mirë i vitit 2020 nga FIFA (fitoi Premier Ligën), ndërsa kolegu i tij i Bayernit, Hansi Flick, fitoi çdo trofe të mundshëm në stolin e rekordmenëve gjermanë.

“Faleminderit, sinqerisht. Kam shumë njerëz për të falënderuar, mbi të gjithë trajnerët e mi. Nëse do ta dija që do ta kisha fituar unë, ata do të kishin qenë këtu me mua. Ajo që kemi bërë këto vitet e fundit është me të vërtetë speciale, është një kënaqësi e madhe”, tha Klopp.

I pyetur nëse triumfi në Premier Ligë ishte më special se ai në Champions, gjermani tha: “Ajo që unë di është se të dy patën shije shumë të mirë. Për të gjithë tifozët e Liverpoolit, ne mundëm t’u japim disa kënaqësi gjatë kësaj periudhe të vështirë. Por nuk do ta lija pas as trofeun e Ligës së Kampioneve. Të dy ishin fantastikë”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close