Kryeministrja Sturgeon: BE do të na mirëpresë sërish krahëhapur si Skoci e pavarur

ATSH-DPA/ – Një Skoci e pavarur mund të ribashkohet shpejt me Bashkimin Europian, deklaroi kryeministrja Nicola Sturgeon.

“BE do të na mirëpresë me krahët hapur. Ne kemi qenë në Europë për 40 vjet, ne jemi shumë të kënaqur me tregun e vetëm, standardet dhe rregulloret e BE”, deklaroi Sturgeon për gazetën ”La Repubblica”.

Sturgeon i bëri thirrje kryeministrit britanik Boris Johnson të lejojë një referendum të dytë mbi pavarësinë e Skocisë nëse Partia e saj Kombëtare Skoceze (SNP) fiton zgjedhjet parlamentare rajonale në maj.

“Ne kemi të drejtat tona. Ju nuk mund ta mohoni, nëse SNP merr më shumë se 50% të votave në maj… demokracia do të mbizotërojë, nuk kam dyshime”, theksoi ajo. /

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close