28/01/2021

KUR EDHE NATALITETI TRAJTOHEJ SI DUKURI NACIONALISTE

Në vitet 80-ta, pas ngjarjeve të bujshme në Kosovë (1981), udhëheqja e atëhershme shoviniste maqedonase, ndërmor një varg masash brutale dhe represive kundër punonjësve shqiptarë të arsimit, kulturës, kundër politikanëve të “padëgjueshëm”, kundër punëtorëve me punë të përkohshme në botën e jashtme, kundër nxënësve, studentëve, klerikëve. Për komunistët maqedonas vepër “nacionaliste e separatiste” ishte edhe ta duash kombin, të dëgjosh kënga burimore shqiptare, të lexosh vepra të autorëve shqiptarë, t’i emërtosh fëmijët me emra shqip, t’i shkollosh fëmijët në Universitetin e Prishtinës, por edhe ta planifikosh familjen me më shumë se dy fëmijë.
Në qershor të vitit 1987, udhëheqja komuniste tetovare, do të hartojë një dokument me pikëpamjet e tyre edhe në lëmin e natalitetit, të cilin (të emërtuar si dokument sekret për atë kohë) do t’ia dërgojnë Komiteti Qendror të Lidhjes Komuniste të Maqedonisë.
Ndër të tjera, në këtë dokument, për natalitetin potencohet: “ Si pasojë e kushteve të ndryshme për jetesë, shkallës së arsimit, traditës, ndikimit të fesë në reproduktimin biologjik, paraqiten dallime të mëdha në natalitetin e nacionaliteteve të ndryshme. Te familjet maqedonase, planifikimi i familjes është metodë e sjelljeve të tyre reproduktive, ndërsa te familjet e kombësisë shqiptare, planifikimi i familjes gjendet në fazën fillestare…Në funksion të veprimtarisë së armikut nga pozita e nacionalizmit e separatizmit shqiptar përfshihet edhe natalitet jashtë mase. Nataliteti i lartë në të gjitha vitet e pas luftës, dukshëm ka ndikuar edhe në ndryshimin e strukturës nacionale të popullsisë në komunë (Tetovë). Natalitetin e lartë te pjesëtarët e kombësisë shqiptare e kanë ushqyer edhe persona, të cilët kanë qenë në vende udhëheqëse, të cilët nëpërmjet shembujve të tyre, dëshmonin edhe për pesë e më shumë fëmijë …Nëse dihet se nataliteti te popullsia maqedonase ka ardhur deri te reproduktimi i thjeshtë, mesatarisht dy fëmijë për familje, atëherë si shembull detyrimisht duhet të sigurohet edhe te pjesëtarët e kombësisë shqiptare…”.
Si rrjedhojë e kësaj lufte antishqiptare, gjatë periudhës 1981 – 1987, në Tetovë u burgosën një numër i madh i shqiptarë, u përjashtuan nga puna shumë punonjës të arsimit, kulturës, administratës komunale e shtetërore dhe u morën masa të ashpra ideo-politike kundër atyre politikanëve shqiptarë, të cilët nuk u pajtuan me masat represive të aparatit komunist maqedonas… (Burimi: “Çështja shqiptare në RSFJ 1981 – 1990”, Qerim Lita)//Shkelzen Halimi
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close