Ky shtet në SHBA ka më shumë shqiptarë

Sipas një anketimi të kryer në SHBA nga Migration Policy Institute shteti me përqëndrim më të madh shqiptarësh është Konektikat.

Anketa e Komunitetit Amerikan (ACS) 2019 thotë se përqëndrimi i banorëve me prejardhje shqiptare në këtë shtet është 4.8 herë më i lartë se pjesa e popullsisë amerikane.

Rreth 0.3% e të anketuarve të ACS në Konektikat, apo 10.347 njerëz janë identifikuar si shqiptarë, rreth pesë herë më shumë se 0.06% e amerikanëve që identifikohen si shqiptarë në të gjithë vendin dhe përqendrimi më i lartë i ndonjë prejardhjeje të një shteti në krahasi me kombin. Statistikat thonë se në SHBA janë identifikuar rreth 195 mijë shqiptarë.

Shtetet e tjera me përqendrim të lartë të shqiptarëve janë Masaçusets, Miçigani dhe Nju Jorku. Shqiptari i parë që emigroi në Amerikë në vitin 1884 u vendos në Boston. Një nga valët e mëdha të emigrantëve shqiptarë në SHBA ishte gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur në Shqipëri u vendos regjimi komunist.

Përsa i përket metodologjisë së studimit, për të gjetur këto të dhëna në secilin shtet, 24/7 Tempo ka rishikuar pyetjet e prejardhjes në mesataren 5-vjeçare të Anketës së Komunitetit Amerikan, ACS 2019. Pyetja bazohet në vetëidentifikimin dhe përgjigjet përfaqësojnë grupe prejardhje me të cilët njerëzit identifikohen më shumë.

Rreth 106 prejardhje me origjine të vetme (duke përjashtuar kombinimin e dy ose më shumë racave) që janë të përfaqësuara në të dhëna bazohen në një kombinim të përgjigjeve më të zakonshme të anketës, si dhe klasifikimeve të Census Bureau.

Përbërja racore, gjuha e folur në shtëpi, popullsia totale dhe arritjet arsimore ishin gjithashtu në vlerësimet 5-vjeçare të ACS-së.(Diaspora Shqiptare}

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close