Protesta e LVV-së ndaj Selamanajt, ndërpritet sërish seanca

Ka dështuar të mbahet interpelanca e kryeministrit Avdullah Hoti për çështjen e Ujmanit në Kuvend të Kosovës. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje sërish kanë protestuar ndaj zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, pasi i njëjti është paraqitur në sallë edhe në seancën e dytë të së premtes.

Për shkak të brohoritjeve dhe grushtimit të tavolinave të deputetëve që kërkonin largimin e zëvendëskryeministrit, kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci tha se nuk ka kushte për punë dhe bazën e kësaj duhet të ndërpriten punimet e seancës.

Nagavci: Nuk mund të vazhdojmë në këto rrethana.

“Ju lus për qetësi dhe krijim të kushteve për punë. Atëherë më vjen keq, por nuk mund të vazhdojmë në këto rrethana. Duke qenë se nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të mbajtur mbledhjen e kryesisë dhe diskutuar këtë çështje, do të bisedojmë në mbledhjen e radhës së kryesisë së Kuvendit dhe iu njoftojmë sipas vendimit të kryesisë për vazhdimin e kësaj seance. Pra i ndërpremë punimet dhe iu njoftojmë pas mbledhjes së kryesisë”, tha Nagavci.

Gjatë ditës sotme është ndërprerë edhe seanca e parë për miratimin e disa projektligjeve dhe raporteve të mbetura nga seancat e kaluara.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close