Sëmundjet që fshihen pas rënies së flokëve

ATSH/ Stresi, solucionet e ndryshme të larjes, mungesa e vitaminave e shumë faktorë të tjerë, lënë pasoja tek shëndeti i flokëve.

Ekspertët e Shëndetësisë thonë se shkaqet e rënies së flokëve janë të shumta dhe pa mjekuar shkakun, nuk ndalohet dot rënia e tyre, pavarësisht trajtimeve të jashtme që mund të bëhen për flokët, si maska apo produkte të tjera kozmetike.

Madje në disa raste, ekspertët thonë se rënia e flokëve mund të jetë një ndër sinjalet e para që çon trupi ynë për probleme të tjera shëndetësore, sikurse mund të jetë stresi, deficienca ushqimore, infeksionet e deri te probleme me gjendrat tiroide. Por cilat janë disa nga patologjitë më të shpeshta të flokëve?

Rënia e flokëve në formë difuze. Kur flokët fillojnë të na bien më shumë se normalisht, më shumë se 100 fije në ditë, flokët fillojnë të na rrallohen e të humbasin vitalitetin e tyre, atëherë shkaqet më të shpeshta të kësaj rënieje janë:

Deficiencat ushqimore që vijnë si rezultat i një mënyrë ushqyerje jo të shëndetshme, mungesa e fibrave, vitaminave, mineraleve, që përgjithësisht gjenden në perimet dhe frutat, mbajtja e dietave të forta për periudha të gjata kohe.

Shkaqe endokrinologjike si hypo ose hyper tiroidizmi, postpartum, mbas lindjes së një fëmije, kjo sepse si rezultat i proceseve të shumta mitotike që ndodhin gjatë shtatzënisë flokët gjatë kësaj periudhe nuk bien por pas lindjes të gjitha ato flokë që normalisht duhet të kishin rënë gjatë periudhës së shtatzënisë fillojnë e bien njëherësh rreth 3-4 muaj pas lindjes.

Stresi i madh psikik dhe ai fizik. Anemitë sidomos ato ferriprive që vijnë si rezultat i marrjes të pakët të hekurit apo humbjes të tij nga organizmi siç janë hemorragjitë e ndryshme. Infeksionet e përsëritura streptokoksike të fytit, hundës, veshëve etj.
Vendet ku më shpesh vihet re rrallimi i flokëve janë në pjesën e sipërme të kokës dhe anash saj.

Ekspertët e Shëndetësisë thonë se kujdes duhet treguar me aplikimin pa kriter të këtyre produkteve, larjet shpeshta, përdorimi i procedurave kozmetike si tharjet e shpeshtë me tharëse, aplikimi i produkteve për të shtrirë apo për t’i bërë kaçurrela, ekspozimi për periudha të gjata në diell e thajnë dhe e hollojnë flokun.

Alopecia areata: Rënia e flokëve e lokalizuar në formë vatrash është një tjetër patologji ku floku bie në formën e vatrave të rrumbullakëta apo ovale. Lëkura në këto vatra duket e shëndetshme por pa flokë.

Kjo formë e rënies të flokëve ka shkak përgjithësisht autoimun, që do të thotë se në mënyrë të paparashikuar vetë trupi ynë krijon antitrupa që shkatërrojnë rrënjën e flokut. Në 30% të rasteve shoqërohet me patologji të tjera autoimune siç janë thiroiditet autoimmune, sëmundje e gjendrës tiroide, vitiligo, zbardhja e lëkurës me vatra, anemia pernicioze.

Alopecia androgjenike: Rënia e flokëve në pjesën ballore të kokës quhet alopecia androgjenike e cila ndodh si rezultat i kombinimit të faktorëve gjenetike me faktorë hormonal të cilat janë hormone mashkullore dhe veprojnë duke rritur apo shtuar qimet në pjesë të ndryshme të trupit por fatkeqësisht bëjnë që të bien flokët në pjesën ballore të kokës.

Alopecia androgjenike ndodh si te meshkujt edhe te femrat. Te femrat kërkohen ekzaminimet hormonale si testosteroni apo dehydroepiandrosteroni, sepse kjo patologji mund të shoqërohet edhe me shqetësime të tjera si cikël menstrual i çrregullt, infertilitet, acne, virilizëm.

Alopecia cikatriciale vjen si rezultat i dëmtimeve apo destruksionit të folikulit, rrënjës së flokut nga procese patologjike inflamatore, si rezultat i të cilave strukturat folikulare kthehen në ind fibrotik. Sa më shpejt të diagnostikohen në fazat e tyre të hershme aq më shpejt parandalohen proceset fibrotike që më vonë bëhen të parikthyeshme.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close