Sony tërheq ”Cyberpunk 2077” nga dyqanet e PlayStation

ATSH-AA/ – Sony ka hequr lojën ”Cyberpunk 2077” nga dyqanet e saj PlayStation dhe ka ofruar kompensim të plotë.

Ky vendim erdhi pasi u zbulua se ”Cyberpunk 2077” është i mbushur me viruse, ndërsa blerësit ishin të irrituar me performancën e dobët të lojës.

Më parë këtë javë, zhvilluesi me qendër në Varshavë, CD Projekt ofroi kompensim të plotë për çdo lojtar të zhgënjyer me lojën.

“SIE (Sony Interactive Entertainment) përpiqet të sigurojë një nivel të lartë të kënaqësisë së klientit dhe ne do të fillojmë të ofrojmë kthim të plotë të parave për të gjithë që kanë blerë ‘Cyberpunk 2077’ përmes dyqaneve të PlayStation dhe duan kompensim”, shkroi kompania në Twitter.

”Cyberpunk 2077”, i cili është një nga blockbuster-et më të pritur të lojërave të vitit, debutoi më 10 dhjetor pas disa vonesave.

Nuk është e qartë se kur Sony ka në plan ta kthejë lojën në dyqanet e PlayStation.

”Cyberpunk 2077” është një video-lojë e vitit 2020 me role të aksionit që u ofron lojtarëve një botë kriminale ku ata mund të paguajnë për të përmirësuar trupat e tyre me teknologji.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close