DOKUMENT-Topat dhe tanket e ushtrisë së Shqipërisë goditën caqet serbe në betejën e Koshares

Për luftën në Koshare është folur shumë gjatë këtyre ditëve.
Megjithatë, duke u munduar të heroizohen individë, u thanë shumë gjysmë të vërteta.
Ajo që nuk u tha nga askush ishte se luftën në Koshare nuk e bënë vetëm ushtarët e UÇK-së, por edhe topat dhe tanket e ushtrisë së Shqipërisë.
Ballkani.info ka siguruar një dokument ekskluziv të ushtrisë serbe, të klasifikuar si “Tepër Sekret – Urgjent”, i cili mban datën 23 prill 1999, të nënshkruar nga gjenerali serb Nebojsha Pavkoviq, drejtuar Shtabit të Përgjithshëm të ish Armatës Jugosllave, ku ndër të tjera raporton se në Koshare janë goditur caqet serbe edhe nga topa të kalibrit të madh dhe nga tri tanke të Shqipërisë.
Beteja e Koshares ishte zhvilluar më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta” dhe është njëra prej betejave më të përgjakshmet dhe më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill ishte jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i kishte hapur rrugë edhe furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës./Bi

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close