FDA jep miratimin për vaksinën ”Moderna”
ATSH-ANSA/ – Dritë jeshile nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për vaksinën ”Moderna” kundër Covid-19.
”Kjo do të thotë se vaksina mund të shpërndahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjithë personat mbi 18 vjeç”, thuhet në shënimin e agjencisë qeveritare.
“Me miratimin e dy vaksinave, FDA ka ndërmarrë një hap tjetër të rëndësishëm në luftën kundër pandemisë globale”, tha komisioneri Stephen Hahn.
“Përmes procesit transparent dhe shkencor të shqyrtimit, dy vaksina u miratuan shpejt në përputhje me standardet e rrepta të sigurisë”, shton ai./
Comments are closed.