Kryeministri Hoti: S’ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksandër Vuciq lidhur me deklaratat e tij se sa është ai president, Serbia nuk do ta njoh Kosovën, shkruan Gazeta Express. Sipas Hotit nuk do të ketë as marrëveshje finale me Serbinë pa pasur njohje reciproke. Sipas Hotit, deklaratat e presidentit serb nuk i ndihmojnë dialogut.

Postimi i plotë:

Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke

Kosova mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

Deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut. Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje.

Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close