MBRËMË, 4 FLUTURIME BAZEL-PRISHTINË

Siç mund të shihet në këtë fotografi, katër aeroplanë po fluturonin për në Prishtinë vetëm në mbrëmjen e të premtes. Tollovi dhe nxitim në Euroairportin e Bazelit. Zviceranët mësyjnë jashtë vendit pak para festës së Krishtlindjes kështu që aeroporti është përplot, “si në ditët e tij të mira”.

Ka kohë që nuk është dukur kështu në Euroairport Basel: salla e pritjes është përplot, pasagjerë që presin për të bërë check-in, shkruan blick.ch.

“Askush nuk e mban distancën këtu. Është pothuajse e pabesueshme kjo që po ndodh”.

Dhe, ajo që po ndodh është ngutia për të shkuar në pushime, ose për të vizituar familjet jashtë vendi.

Për këtë të dytën, dëshmi më e mirë është kjo fotografi e bërë nga një lexues i medias në fjalë, shkruan albinfo.ch: katër aeroplanë po fluturonin për në Prishtinë vetëm në mbrëmjen e të premtes. Pastaj, dy për në Këln dhe disa të tjerë për në Vjenë, Berlin, Budapest ose Beograd.

Kriza e koronës pati goditur rëndë (jo vetëm) aeroportin e Bazelit. Numri i udhëtarëve këtu kishte rënë praktikisht në zero.

Në muajt e fundit, aeroportet e vendit kanë qenë kryesisht bosh. Edhe gjatë pushimeve verore nuk ishin shumë të ngarkuar, transmeton albinfo.ch. Arsyeja për nxitimin rreth Krishtlindjes ka të bëjë edhe me shkurtimin e listës zvicerane të karantinës për shkak të numrit të lartë të infeksioneve në Zvicër.

Në shumë vende, hyrja nga Zvicra është ende e mundur, në disa raste me karantinë të detyrueshme ose me rezultat negativ të testit. Ky i fundit është i nevojshëm, për shembull, për të hyrë në Itali.

Kur kësaj i shtohet edhe lajmi për ashpërsimin e masave që u bë i njohur të premten – mbyllja e gastronomisë dhe objekteve sportive – shumë veta mendojnë: nuk ka më mirë se të udhëtojmë jashtë!.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close