Blerim Latifi:Inflitrimi i vahabistëve dhe simpatizuesve të tyre nëpër partitë ekizstuese shqiptare
Në fillim ishte plani që vahabistët t’i krijojnë partitë e tyre politike në Kosovë.Tri prej tyre arritën të krijoheshin, por të tria dështuan keq. Arsyet pse dështuan kanë të bëjnë sa me konkurencën e ashpër e cila ekziston në tregun politik kosovar, aq edhe me faktin se fondet e shumta që ishin dhënë për këto parti, siç duket, u avulluan masivisht.
Atëherë nisi plani B: inflitrimi i vahabistëve dhe simpatizuesve të tyre nëpër partitë ekizstuese shqiptare, me qëllim që nga brenda tyre me shty përpara agjendën kundër laicitetit të shtetit të Kosovës.Kuptohet krejt kjo për t’i shërbyer pikëpamjes së Serbisë se Kosova e pavarur është një shtet i dështuar që ndjek agjenda antieuropiane.Të verbuara nga nevoja për vota, partitë politike në Kosovë, me ndonjë përjashtim, kanë lejuar dhe po vazhdojnë të lejojnë që ky plan infiltrimi të zbatohet në qetësi në strukturat e tyre.//Blerim Latifi
Comments are closed.