Gjobiten 667 qytetarë për mosrespektim të masave kundër pandemisë

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjoba ndaj 677 qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

“Tiketa të shqiptuara në bazë të Ligjit COVID-19 janë 667”, thuhet në raport të Policisë së Kosovës, ku nuk specifikohen nuk shkeljet që i janë bërë këtij ligji.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës.

Gjobat për mosrespektim të këtij ligji fillojnë nga 35 deri në 2,000 euro, varësisht nga shkeljet.

Që nga 13 marsi kur janë paraqitur rastet e para me koronavirus e deri më 19 dhjetor, Kosova ka regjistruar 48.682 raste me koronavirus.

Prej tyre, 1.248 pacientë kanë vdekur dhe 36.226 janë shëruar.

Raste aktive vazhdojnë të jenë 11.208.

Masat aktuale kundër koronavirusit që janë në fuqi, janë të ndara në komuna, të përcaktuara varësisht nga numri i të infektuarve.

Në disa komuna ka edhe kufizim të lëvizjes dhe mbyllje të aktivitetit ekonomik nga ora 19:00 deri në orën 05:00.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close