Këndi Amerikan në Kukës
ATSH/ Mbështetje për të rinjtë në komunitetet e shkollave të mesme në zonën e Kukësit.
Këndi Amerikan në Kukës dhe Qendra për Progres Rinor nisën programin e tyre më të ri duke ndihmuar të rinjtë në komunitetet e shkollave të mesme në zonën e Kukësit të eksplorojnë synimet e tyre të karrierës, njoftoi sot ambasada e Shteteve të Bashkaura të Amerikës në Tiranë.
Nxënësit nga shkollat e mesme në Bardhoc, Shtiqen, dhe Gostil morën pjesë në këtë aktivitet së bashku me nxënësit nga shkolla e mesme Havzi Nela në Kukës.
“Zv. Shefja e Marrëdhënieve me Publikun, Lucija Straley i nxiti nxënësit të vendosin qëllime ambicioze dhe t’i ndjekin ato me vendosmëri”, thekson ambasada e SHBA.
Comments are closed.