Ministri Selimi e pranon:Po jam dënuar!
Ministri i Drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Selim Selimi ka thënë se është i vërtetë lajmi që është dënuar për thyerje të masava qeveritare për pandeminë.
Selimi ka thënë se ka pranuar të paguajë dënimin.
Njoftimi i tij i plotë:
Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipës së tij. Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi i shqiptuar ndaj meje dëshmon se në shtetin tonë askush nuk është mbi ligjin.
Comments are closed.