Fadil Kajtazi: Besimi ndaj AKI-së është obligim ligjor
Natyra e punës së AKI-së është e tillë që rreth punë dhe aktivitetit të saj nuk duhet të kenë qasje për çdo veprim të këtij institucioni.
Kështu deklaroi Fadil Kajtazi, njohës i sigurisë në “Studio e hapur”, në RTK.
Sipas tij, ato dokumente në kasafortën e presidentit assesi nuk duhet rënë në duart e EULEX-it, sepse nuk janë të autorizuar, ngase ato mund të keqpërdoreshin duke i shpërndarë ne vendet e treta, që cënon rëndë sigurinë e vendit.
“Rënia në dorë e dokumenteve që janë dokumente analitike te një shërbimi armiqësor, krijon probelme të rënda për Shërbimin Intelegjent, sespe në momentin që keto dokumente bien një pale të tretë armiqësore, këto i identifikojnë pastaj ambientet nga janë marrë, pastaj burimet, ndërkohë që shpirti i shërbimit intelegjent janë burimet e infiomacinit, pra, metoda dhe burimi, ku krejt lufta bëhet për të mbërri këtë qëllim e, kur kjo arrihet, atëherë shërbimi yt mbetet një protal i rëndomtë”, deklaroi Kajtazi.
Veprimi i AKI-së në presidencë, sipas Kajtazit ka qenë i rregullt, ligjor, sepse AKI ka kërkuar dokumente që i ka prodhuar vet.
“Besimi ndaj AKI-së është obligim ligjor, si nga ana e insittucioneve, ashtu edhe nga qytetarët”, shtoi Kajtazi.
Ndërkaq lidhur me shkarkimin e shefit të AKI-së, Kajtazi vlerëson se vetë fakti që tashmë ëshgtë bër aferë e dëmton shumë institucionin.
Ndërkaq gazetari Visa Duriqi mendon se reagimi i ud të presidentes ndaj AKI-së është i gabuar, ngase një informacion që ka pasur nje president nuk duhet që atë informacion ta ketë edhe pasardhësi/sja e tij.
“Ekziston procedura e ndërprerjes që mos me leju rrejdhjen e informacionit te personi tjetër, krejt kjo për shkaqe sigurie”, sqaroi Duriqi.
Në rastin e tanishëm, sqaroi Duriqi, ud e presidentes, Vjosa Osmani, duhet t’i interesojë momenti që ka hyrë në zyrë e këndej e jo koha më e hershme para ardhjes së saj në atë zyrë, përveç nëse rastet e vjetrta përsëriten dhe i duhen sigruisë së vendit.
“Shkarkimi vetëm për këtë incident është hakmarrje”vlerësuan mysafirët në “Studio e hapur”./RTKLive
Comments are closed.