Lista Serbe bojkoton mbledhjen e Qeverisë
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje nuk janë paraqitur fare zëvendëskryeministri Goran Rakiq dhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Delibor Jevtiq.
Lista Serbe nuk ka marrë pjesë as në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, derisa, kanë paralajmëruar dalje nga Qeveria nëse nuk iu përmbushen kërkesat.
Lista Serbe që ka 11 deputetë në Kuvendin e Kosovës në vazhdimësi ka bërë presion ndaj Qeverisë Hoti duke bërë presion se mund të largohet dhe të ndikojë në rënien e Qeverisë aktuale.
Comments are closed.