Sot hyjmë në dimër

Sot ditë e hënë në orën 11:02 fillon stina e dimrit astronomik. Edhe pse gjatë ndërrimit të stinëve shpesh herë kemi çrregullime në troposferë, një gjë e tillë nuk parashihet të ndodhë deri në fundjavë. Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Në fundjavë pritet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje bore. Kjo situatë e krijuar do të ndikoj në rënien e temperaturave minimale deri -6, -7 gradë Celsius. Sa i përket temperaturave maksimale ato vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e normales për pesë ditë të ardhshme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close