Daut Haradinaj: Vendimi i Kushtetueses i çuditshëm,do të jemi në takim te Osmani

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj e ka quajtur të çuditshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pavlefshmërinë e Qeverisë Hoti, por ka thënë se do ta respektojnë.

Haradinaj para nisjes së mbledhjes së kryesisë së partisë, e konfirmoi se AAK do të shkojë në takim tek ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani duke thënë se si parti do të respektojnë të gjitha procedurat kushtetuese.

Haradinaj: Kemi pritur vendim ndryshe nga Kushtetuesja

“Ne e kemi pritur një vendim ndryshe, por gjithsesi do të respektojmë, do t’i marrin masat dhe të punojmë që të dalim sa më mirë në zgjedhje. Është një vendim paksa i çuditshëm, do të jetë për studim të ardhmen, kemi raste të panumërta që kanë votuar në parlament e kanë qenë në të njëjtën masë”, tha ai.

Ai tha se AAK-ja do të punojë shumë që të ketë një rezultat të mirë zgjedhor.

Haradinaj: Do t’i respektojmë të gjitha procedurat

“E kemi sot një takim, do të shohim çka do të dalë, por natyrisht do t’i respektojmë të gjitha procedurat që kërkohen. Ne jemi këtu dhe do të shihni në zgjedhje si do të dalë Aleanca në zgjedhje”, tha ai.

Megjithatë, Haradinaj nuk dha detaje për kandidatin për kryeministër dhe listën për deputetë.

Haradinaj: Për listën do të diskutojmë brenda strukturave

“Duhet me na prit sepse këto janë procese të cilat ne do t’i diskutojmë brenda strukturave një herë”, tha ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close