Elezi: KQZ nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për këtë proces zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimit që shpall datën e zgjedhjeve të parakohshme në mënyrë që të fillojë me përgatitjet intensive për organizimin e tyre.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se këto zgjedhje janë sfiduese për shkak të pandemisë së COVID-19.

“Jemi në kohë pandemie dhe sigurisht se këto zgjedhje janë sfiduese për faktin se KQZ-ja krahas përgatitjeve teknike për organizimin e këtyre zgjedhjeve duhet të merret edhe me zbatimin e masave apo rekomandimeve të institucioneve shëndetësore që lidhen me mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor”.

Ndërkaq, sa i përket buxhetit për organizimin e tyre, Elezi deklaroi se Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për këtë proces zgjedhor i cili nuk ishte i planifikuar.

“Prandaj, KQZ-ja do të përgatis me kohë kërkesën buxhetore të cilën do ta përcjellë për miratim në Qeverinë e Kosovës në kohën kur shpallen këto zgjedhje”, shtoi ai per Klan Kosova.

Këto zhvillime vijnë pas vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës  Kushtetuese sipas të cilit ë vendi do ë shkojë në zgjedhje në afat prej 45 ditësh.

Kjo pasi gjykata i ka dhënë të drejtë Lëvizjes Vetëvendosje, në ankesën e saj për votën e deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close