Gërxhaliu: Para se të shkohet në zgjedhje urgjentisht të miratohet buxheti

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Njohësi i zhvillimeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se nuk duhet të shkohet në zgjedhje, para së të miratohet buxheti i vitit 2021, pasi që në rast të prolongimit të procesit zgjedhor, atëherë do të kishim kolaps financiar në vend.

“Politizimi i skajshëm i proceseve të rëndësishme në Kosovë dhe efektetet negative të pandemisë Covid19 në Kosovë, e kanë sjellë Kosovën para sfidave të shumta të natyrës politke, ekonomike, sociale e intergruese, e në veqanti e karkterizon jo stabiliteti politik i cili i vërtetues edhe nga Kushtetuesja me vendimin e mbrëmshit”, tha ai.

Sipas tij Kosova nuk e ka komoditetin ekonomik, që brenda një viti t’i ketë tri qeveri, prandaj e tëra kjo kërkon që politikbërësit të ngriten mbi interesat e partive politike dhe me urgjencë të votojnë Projetkligjin për buxhetin e vitit 2021.

“Edhe pas  vendimit të Kushtetueses ndaj qeverisë, ajo ka të gjitha kompetencat e një qeverie legjitime, prandaj edhe në rast të votimtit të buxhetit të propozuar aktualisht, qeveria e re e e cila do të dalë pas zgjedhjeve që do të mbahen në 2021, e ka të drejtën e rishikimit të buxhetit të propozuar nga Qeveria dhe Kuvendi aktual, me të vetmin qëllim që të mos paralizohet Kosova në aspektin social, ekonomik e në veçanti pandemik”, tha ai ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close