Haki Rugova (LDK) :Vendimin e Gjykatës Kushtetuese do ta diskutojmë në kryesi të partisë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova thotë se vendimin e Gjykatës Kushtetuese se Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo legjitime do ta diskutojnë në kryesinë e kësaj partie.

Rugova thotë se vendimet e Kushtetutës nuk do të komentohen dhe se LDK ka pranuar gjithsecilin vendim të Kushtetutës të marrë deri më tani.

“Ne do të takohemi si kryesi e partisë dhe do të diskutojmë. Natyrisht që vendimet e Kushtetutës nuk i komentojmë. Cilin vendim të Kushtetutës nuk e ka pranuar LDK”, tha shkurt Rugova.

Ndërsa i pyetur se a do të mblidhet LDK gjatë ditës së sotme ai tha shkurt, “nuk e besoj”.

Po ashtu ai është pyetur edhe se shefi i tij Isa Mustafa a do t’i shkojë në takim presidentes në detyrë Vjosa Osmani, për çka Rugova tha se për këtë duhet të pyetur Mustafa dhe jo ai.

“Këtë pyetje bëja zotëri Mustafa e mos ma bëjë mua”, tha Rugova.

KosovaPress ka tentuar të marrë një përgjigje nga Mustafa por një gjë e tillë deri më tani qe i pamundur.

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Hetem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Vota e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.

Kushtetuesja ka konstatuar se, në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitoj mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ajo po ashtu ka konstatuar se, Vendimi nr. 07/V-014 i Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, i 3 qershorit 2020, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe duke pasur parasysh se Qeveria nuk është zgjedhur sipas paragrafit 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, atëherë mbështetur në paragrafin 4 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, Presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Vendimet e Qeverisë mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close