Qilimi i Apolonisë”, një mrekulli që nuk duhet mbajtur e fshehur

ATSH/ -“Qilimi i Apolonisë”, është një mrekulli që nuk duhet mbajtur e fshehur, deklaroi sot ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Ajo u shpreh se specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Drejtorisë Rajonale të Tiranës dhe Muzeut Historik Kombëtar po punojnë për hartimin e projektit për ndërhyrjen konservuese dhe ekspozuese të tij.

“Atriumi i Muzeut Historik Kombëtar “fsheh” një nga pasuritë më të veçanta të trashëgimisë sonë kulturore. Bëhet fjalë për “Qilimin e Apolonisë”, këtij mozaiku të rrallë, i cili duhet të jetë i vizitueshëm për publikun”, theksoi Margariti.

“Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Drejtorisë Rajonale të Tiranës dhe Muzeut Historik Kombëtar po punojnë për evidentimin e patologjive dhe hartimin e projektit për ndërhyrjen konservuese dhe ekspozuese të tij”, u shpreh Margariti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close