Faktorët favorizues për formimin e gurëve të tëmthit

ATSH/Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët.

Ekspertët e Shëndetësisë thonë se ndodh që shumë njerëz me gurë në tëmth nuk kanë simptoma dhe quhen pacientë asimptomatikë.

Çfarë janë gurët e tëmthit? Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët. Lëngu i tëmthit ndihmon në tretjen e yndyrave të ushqimit. Lëngu i tëmthit prodhohet në mëlçi, pastaj depozitohet në fshikëzën e tëmthit derisa trupit t’i nevojitet për tretjen e yndyrave.

Në ketë kohë fshikëza bën kontraksione të cilat shtyjnë lëngun e tëmthit në një tub të quajtur duktusi biliar i përbashkët prej të cilit tëmthi kalon në zorrën e hollë duke ndihmuar në tretjen e ushqimeve. Lëngu i tëmthit përmban ujë, kolesterol, yndyra, kripëra biliare, proteina dhe bilirubine.

Por si formohen gurët në fshikëzën e tëmthit? Ekspertët e Shëndetësisë thonë se formimi i gurëve ndodh kur substanca të caktuara në bile janë në përqendrime që arrijnë limitin e tretshmërisë së tyre. Kur lëngu i tëmthit është e përqendruar në fshikëz, ajo mund të mbingopet me këto substanca të cilat precipitojnë në tretësirë si kristale mikroskopike. Kristalet ngecin në mukusin e kolecistës, duke prodhuar llumin biliar. Me kalimin e kohës, kristalet rriten, agregojnë dhe bashkohen për të formuar gurë makroskopikisht të dukshëm. Gurët e tëmthit mund të jenë gurë kolesterolike, gurë pigmenti ose të përzier. Gurët kolesterolike formohen kur lëngu i tëmthit përmban shumë kolesterol, shumë bilirubine, kripëra biliare të pamjaftueshme ose kur fshikëza e tëmthit nuk zbrazet plotësisht për arsye të ndryshme. Shkaku i formimit të gurëve të pigmentit nuk është sqaruar ende. Ato kanë gjasa të formohen tek personat që kanë: cirrozë hepatike, infeksion të traktit biliar, sëmundje gjaku të trashëguara siç është anemia drepanocitare ku trupi prodhon shume bilirubin.

Cilët janë faktorët favorizues që sjellin krijimin e tyre? Formimi i gurëve është një proces multifaktorial që përfshin faktorë konstitucional dhe ambiental. Disa faktorë, si dieta, aktiviteti fizik, humbja e shpejtë në peshë dhe obeziteti janë të ndryshueshëm ndërsa të tjerë, si mosha, gjinia, gjenetika dhe raca nuk mund të ndryshohen.

Obeziteti

Është një faktor rreziku për të krijuar gurë, veçanërisht tek gratë. Një studim i gjerë ka treguar që të qenit qoftë lehtësisht mbi peshë rrit rrezikun për të bëre gurë në tëmth. Kjo ndodh sepse obeziteti mund të reduktojë sasinë e kripërave biliare në lëngun e tëmthit duke çuar në përqendrim më të lartë të kolesterolit në të. Obeziteti gjithashtu ul aftësinë e fshikëzës së tëmthit për t’u zbrazur.

Estrogjeni
Sasia e shtuar e estrogjenit gjatë shtatzënisë, terapisë zëvendësuese me hormone dhe gjatë marrjes së kontraceptivëve orale, shton nivelin e kolesterolit në lëngun e tëmthit dhe pakëson lëvizjet e fshikëzës së tëmthit. Të dy këta faktorë së bashku çojnë në formimin e gurëve.

Mjekimet për të ulur nivelin e kolesterolit

Medikamentet që përdoren për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak rrisin sasinë e kolesterolit që sekretohet derdhet në lëngun e tëmthit. Si pasojë rritet rreziku për formimin e gurëve të tëmthit Diabeti.

Në përgjithësi njerëzit që vuajnë nga diabeti kanë nivele të larta të acideve yndyrore të quajtura trigliceride. Këto lloj acidesh yndyrore rrisin rrezikun e formimit të gurëve të tëmthit.

Humbja e menjëhershme në peshë
Ndërsa trupi shpërben yndyrnat gjatë rënies së menjëhershme në peshë, mëlçia sekreton më shumë kolesterol në lëngun e tëmthit gjë që çon në formimin e gurëve.

Mosngrënia
Ul lëvizshmërinë e fshikëzës së tëmthit duke shkaktuar mbi përqendrim të biles me kolesterol, gjë që çon në formimin e gurëve.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close