Hamza: Nuk kemi garë me Hoxhajn për kandidaturën e kryeministrit

Enver Hoxhaj dhe Bedri Hamza janë dy emrat që aktualisht lakohen për kandidat për kryeministër nga PDK.

Një gjë të tillë mbrëmë e ka konfirmuar edhe deputeti i kësaj partie, Abelard Tahiri në një debat televiziv. Megjithatë, kjo parti ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar se cili prej tyre do të jetë kandidat për kryeministër dhe bartës i listës zgjedhore për zgjedhjet e reja.

Bedri Hamza është pyetur nëse ka ambicie për të qenë kandidat i partisë për kryetar qeverie.

Hamza ka thënë se në PDK nuk është duke u bërë garë se kush do të jetë kandidati për kryeministër.

“Nuk kam ambicie. Nuk është diskutuar në parti ende kjo çështje. Ne jemi të interesuar të bëjmë një program të mirë që ta ofrojmë para qytetarëve”, ka thënë Hamza për Reporteri, duke pranuar se partia e tyre nuk është në gjendjen më të mirë, për shkak të mungesës së Kadri Veselit i cili gjendet në Hagë.

Ai ka thënë se me Hoxhajn takohen çdo ditë, por nuk e kanë diskutuar se kush duhet të jetë kandidat.

Hamza ka thënë se është i përmbushur me karrierën e tij politike, dhe se nuk vjen në shprehje të “shtyhet” me Hoxhajn se kush do të jetë kandidat i partisë për kryeministër.

“Veç me ardhë puna që Enveri me thënë ti Bedri, se ndryshe as që vjen në shprehje. Ne nuk kemi garë, por jemi duke punuar që të dalim me një program sa më të mirë para qytetarëve”, ka thënë Hoxhaj.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close