Isa Mustafa:Kandidatin për kryeministër e vendos kryesia

Me rastin e 31-vjetorit të themelimit të LDK-së, Kryesia e kësaj partie ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Kreu i LDK-së Isa Mustafa me këtë rast tha se LDK-ja mburret me të gjitha të arriturat gjatë kësaj periudhe kohore, me vlerat dhe solidaritetin e treguar.

Kur foli për gjendjen aktuale politike, ai tha se fillimisht Kuvendi duhet që të votojë buxhetin dhe disa marrëveshje ndërkombëtare për t’i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Mustafa ka sqaruar se ende nuk e kanë diskutuar kandidatin për kryeministër, duke shtuar se Kryesia do të mblidhet për këtë çështje.

“Ne nuk kemi përmendur askënd sepse nuk jemi ulur akoma. Ne po presim mbi bazën e asaj që tha kryeministri dje që të mblidhet kuvendi dhe ta aprovojë buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare që domosdo duhet të aprovohen e të shpallim zgjedhjet dhe pastaj në momentin kur shpallim zgjedhjet do mbledhim organet tona dhe do diskutojmë në mënyrë institucionale dhe jo në bazë të përmendjeve dhe dëshirave personale sepse jemi parti institucionale”, tha ai.

Për vendimin e Gjykatës Kushtuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti, ai tha se nuk e kanë pritur, por që do ta respektojnë.

Vendim të cilin sipas tij, duhet ta respektojë edhe kreu i VV-së, Albin Kurti nëse i ndalohet kandidimi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close