Kryeministri në detyrë Hoti:S’duhet të hyjmë në janar pa buxhet të miratuar

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti tha se buxheti për vitin 2021 duhet që të miratohet këtë muaj.

Buxheti për vitin tjetër ai e ka cilësuar të përgatitur në mënyrën më të mirë. Hoti ka kërkuar nga partitë politike në Kuvend që të bëjnë propozimet për ndryshimet e mundshme, për çka i ka ftuar edhe ta votojnë atë.

“Unë kam kontaktuar grupet parlamentare po pres sot përgjigje nëse ka gatishmëri për këtë çështje dhe besoj që gjatë ditës do të definohet gjithçka”, tha Hoti.

Në rast se do të ketë kërkesa për ndryshim të buxhetit në linjat e ndryshme, atëherë një gjë e tillë Hoti thotë se e mirëpret duke theksuar se buxheti është i shtetit e jo i qeverisë.

“Kemi qenë gjithmonë të hapur t’i konsiderojmë të gjitha kërkesat e grupeve parlamentare sepse buxheti nuk është i qeverisë, buxheti është i shtetit të Kosovës dhe duhet të adresojë të gjitha nevojat që ka shteti”, deklaroi Hoti.

Ai është pyetur edhe se nga cilat grupe parlamentare pret më shumë bashkëpunim, me ç’rast ai tha se pret bashkëpunim nga të gjitha grupet parlamentare pa përjashtim.

Ai shtoi edhe se nuk duhet të hyhet në janar pa miratimin e buxhetit. Madje ai u bëri thirrje grupeve parlamentare që të shohin draft buxhetin i cili është në Kuvend e për të cilin mund të japin dhe sugjerime.

“Presim nga të gjitha grupet parlamentare pa asnjë përjashtim. Jemi në një situatë tani specifike, në pragë të zgjedhjeve, nuk është mirë të hyhet më në janar pa buxhet të miratuar. Një draf buxhet i përgatitur në mënyrë më të mirë mundshme është në Kuvend. Le të urdhërojnë grupet parlamentare nëse kanë sugjerime të ndryshme për të bërë ndryshime në atë draft buxhet dhe ta miratojnë”, deklaroi Hoti. Ai këto komente i bëri pas vizitës në qendrën e Handikosit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close