Legjitimiteti i Qeverisë Hoti

Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim me të cilin është thirrur në nenin 95, pika 4, ku thuhet se nëse kryeministri nuk merr vota të mjaftueshme, atëherë konsiderohet se nuk është zgjedhur dhe pas kësaj vendi shkon në zgjedhje në afat prej 40 ditësh nga dita e shpalljes nga presidenti ose presidentja.

Kështu vlerësoi politikologu Ramush Tahiri në “Studio e hapur”, në RTK.

Ai më tej sqaroi aktvendimin e GjK, ku sipas tij, Kushtetuesja ka pasur objekt trajtimi Kuvendin, përkatësisht, mandatin e Etem Arifit si deputet e që, sipsa gjykimit të saj, deputeti Etem Arifi nuk është dashur të jetë kandidat e, për rrjedhojë, edhe të zgjidhet dhe, mbi këtë bazë, ka konsideruar të pazgjedhur, sepse ai është dënuar nga gjykata në formën e prerë, për çfarë edhe do të duhej t’i ndalohej veprimi i tij si deputet, qoftë edhe ndonjë funksion tjetër publik.

Ndërkohë që, sqaron tutje Tahiri, duke qenë kështu, kjo qeveri, jo që nuk është legjitime, por thjeshtë nuk është zgjedhur me vota të nevojshme për t’u zgjedhur.

“Në një aspekt, GjK nuk e ka penalizuar qeverinë, por më shumë KQZ që nuk ka proceduar sipas ligjit, se nuk e ka eleminuar nga lista e të zgjedhurve, ndonëse KQZ nga ana e tij ka sqaruar se nuk mund të ndalojë askënd, nëse nuk ka ndonjë ndalesë për ushtrimin e veprimtarive publike”, theksoi, mes tjerash, Tahiri.

Sipas vlerësimit të tij, GjK do të duhej ta kthente në pozitën zero, sepse nuk do të dihej se si do të votonte zëvendësuesi i deputetit Arifi.

“Kjo qeveri nuk është as jolegale, as jolegjitime, sepse është votuar sipas procedurave të Kuvendit dhe që nuk ka ndikuar te deputetët në procesin e votimit”, deklaroi Tahiri.

Sipas tij, ose ne nuk e njohim mirë Kushtetutën, ose Kushtetuta nuk është e qartë dhe për rrjedhojë duhet të qëmtohet, që të mos përsëriten gabimet e këtij lloji”, vlerësoi Tahiri.

Ndërkaq prof. Kelmendi vlerësoi se përgjegjëse për këtë është KQZ, sepse nuk do të duhej lejuar zgjedhja e ndonjërit kandidat me përgjegjësi penale, por përgjegjëse është edhe Komisioni Parlamentar për mandate, që nuk hoqi nga lista zgjedhore deputetin në fjalë.

Sa i përket ud presidentit të vendit, politikologu Tahiri vlerëson se tani në këtë situatë, vendin e presidentit do të duhej ta merrtte kryetarja e GjK, sepse ndryshe, ud e presidentit nuk mund të angazhohet edhe në fushatën zgjedhore, sepse do të konsiderohej si shkelje e ligjit, ngase ajo shpallë zgjedhjet, shpërndan Parlamentin./RTKLive

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close