VJOSA OSMANI VAZHDON TAKIMET ME PARTITË POLITIKE PËR ZGJEDHJET

Ushtruesja e Detyrës, Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani do të vazhdoj edhe sot takimet këshilluese me partitë politike për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në takime do të diskutohet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme ku data e mbajtjes së tyre do të mund të caktohet tek pasi që palët ta pranojnë Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Presidentja Osmani sot do të takojë përfaqësues të koalicionit Nisma-AKR, pastaj ata të Grupit 6+, ndërkaq në fund do ta përmbyllë ciklin e takimeve me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti u votua me 3 qershor, duke u bërë qeveria e dytë që doli nga zgjedhjet e mbajtura më 6 tetor të vitit 2019.

Qeveria e parë e ish kryeministrit Albin Kurti u miratua më 3 shkurt dhe u rrëzua më 25 mars. Të dyjat janë më jetëshkurtrat në historinë e re të Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close