Zbulohet një tjetër variant i ri COVID-19

ATSH-AFP/ – Autoritetet britanike njoftuan sot se kishin identifikuar dy raste të një varianti tjetër të ri të COVID-19, më ngjitës, nga Afrika e Jugut, një vend me të cilin po vendosen kufizimet të menjëhershme të udhëtimit.

“Ky variant i ri është mjaft shqetësues, sepse është më ngjitës dhe duket se ka ndryshuar më shumë sesa varianti i ri i identifikuar në Britaninë e Madhe”, tha ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.

“Personat mbartës të virusit, të cilët kishin udhëtuar nga Afrika e Jugut javët e fundit dhe ata që kanë qenë në kontakt me ta janë vendosur në karantinë”, shtoi ai.

Zbulimi i këtij lloji të ri vjen vetëm disa ditë pas zbulimit të një varianti të ri të mëparshëm, për të cilin autoritetet shëndetësore thonë se është më ngjitës.

Ky mutacion, i cili përkon me një rritje të rasteve, çoi fundjavën e kaluar në bllokimin e Londrës dhe një pjese të Anglisë juglindore, si edhe pezullimin e lidhjeve midis BM-së dhe rreth 50 vendeve, përfshirë Francën, duke shkaktuar një paralizë të trafikut ndërkanalor./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close