90 aksidente në trafik për një ditë

Në 24 orët e fundit në vend një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në trafik, ndërsa janë shkaktuar 90 aksidente gjatë kësaj kohe.

Dhjetëra aksidente në trafik për çdo ditë po shkaktohen në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shkaktuar 90 aksidente në trafik, me  ç’rast një aksident ka përfunduar me fatalitet.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Çagllavicë, ditën e djeshme rreth orës 12:05 ka ndodhur një aksident trafiku, deri sa një i dyshuar mashkull kosovar, dyshohet se duke ngasur automjetin e tij në mënyrë të pa kontrolluar, ka goditur një këmbësor mashkull kosovar.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe për shkak të lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK.

Ndërsa, nga 90 aksidente të shkaktuara në këtë ditë, 30 kanë qenë me të lënduar, ndërsa 59 me dëme materiale.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj ditë ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Kësisoj policia ka shqiptuar 1 mijë e 3 gjoba në trafik.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close