Fundjava me shi dhe borë në Kosovë

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot më i butë, kurse nga e premtja priten reshje shiu, e të shtunën edhe reshje bore.

Sipas Prishtina Weather të enjten në orët e mëngjesit nëpër ultësira mund të ketë mjegull. Formimi i një cikloni në Italinë veriore në ditët e ardhshme sjell shtim të vranësirave, që nga pasditja dhe mbrëmja e së premtes do të shoqërohen edhe me reshje shiu.

Gjatë ditës së shtunë me rënie edhe të temperaturave, shiu shndërrohet në borë, që vazhdon edhe gjatë natës. E ditën e diel, vende-vende reshjet e borës përzien edhe me shi, e deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Javën e ardhshme në fillim mot më i butë, me vranësira të ndryshueshme dhe erë, me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.

Ndryshimi i situatës meteorologjike në ditët në vijim, ku parashihet të ketë qarkullim më të mjaftueshëm ajror, ndotësit ajror do të shpërndahen, e indeksi i cilësisë së ajrit nga vlera të dobëta gradualisht zbret në vlera mesatare dhe të mjaftueshme, e në fundjavë vende-vende edhe të mira.

24.12 – Mot i butë, me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Në ultësira në mëngjes mjegull/mjegullinë, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.

25.12 – Kryesisht me vranësira dhe butë. Më vonë pasdite dhe në mbrëmje priten të reshura shiu, të cilat vende-vende vazhdojnë edhe gjatë natës.

26.12 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi. Ditën reshjet e shiut shndërrohen në reshje bore, të cilat vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes.

27.12 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje bore në mëngjes, e gjatë ditës mund të përzien edhe me shi.

28.12 – Pjesërisht vranët dhe me më shumë intervale me diell gjatë ditës. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull ose mjegullinë.

Temperaturat e ajrit në rritje në dy ditët e ardhshme, e në fundjavë pësojnë rënie. Minimalet në rritje deri në 4C, e në fundjavë zbresin në -2C, e temperaturat maksimale rriten edhe deri në 12C, në fundjavë zbresin deri në 2C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu jugor 2-6m/s, e në fundjavë nga verilindja 2-6m/s.

Shtypja atmosferike në rënie graduale edhe në vlera normale.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close