Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ribëhet pas tri vitesh funksionale

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, përshëndeti bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, pas tri vitesh mosfunksionimi të saj.

“Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekulibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri. Gëzohem që në këtë mënyrë është përmbushur një kusht qendror i konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian në mars 2020 për zhvillimin e konferencës së parë të anëtarësimit.” thekson Ambasadori Zingraf në deklaratën e tij.

Arrihet minimumi i kourimit

Kushti qëndror i Këshillit Evropian dhe i Bundestagut Gjerman se pa bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare e BE, hapi i parë që BE të hapë negociatat e anëtarësit me Shqipërinë, u plotësua në minutën e fundit.

Në një kohë rekord, vetëm brenda disa orësh pas dërgimit të kanditaturës së juristit Përparim Kalo nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, (KED) Presidenti i Republikës, Ilir Meta, firmosi emërimin e tij, duke e ꞔuar në 6 numrin e trupës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, numër që plotëson kuorumin minimal për të zhvilluar seanca plenare dhe nisur gjykimin e vandakut të ꞔështjeve të pagjykuara në tri vitet e fundit.

Pas më shumë se një vit konfliktesh, mosmarrëveshjesh mes Presidentit, Parlamentit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, (KED) brenda pak orësh u arrit të zgjidhet rebusi i formimi të trupës së re të Gjykatës Kushtetueëse, me gjyqtarë që skaneri i vettingut i ka nxjerrë të pakorruptuar, të aftë profesiomalisht dhe me integritet moral.

Presidenti Meta e përligji shpejtësinë e emërimit të juristit Përparim Kalo me “nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese”.

Emërimi si gjyqtar kushtetues i juristit Kalo, i ka hapur rrugën anëtarit të shtatë të trupës së Gjykatës Kushtetuese, për të cilin, të drejtën e emërimit të tij/saj Kushtetuta ia jep përsëri Presidentit.

Burime zyrtare pohuan për  DW se kandidatja e shtatë në garë është Sonila Bejtja. Pritet që kandidaturën e saj, KED t’ia dërgojë këto ditë Presidentit Meta për ta firmosur.

SHBA përshëndet bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e konsideroi ” lajm të madh” bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese.

“Presidenti, KED-ja dhe Parlamenti, meritojnë një vlerësim të madh. Ky është rezultat i një veprimi urgjent nga ana e udhëheqësve, në linjë me opinionin e Komisionit të Venecias. Me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, Shqipëria përmbush kushtet për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ky është një hap shumë i madh përpara”  tha ajo.

Me betimin të enjten (24.12) tek Presidenti Meta, të juristit Përparim Kalo,  Shqipëria do të bëhet më në fund me një Gjykatë Kushtetueëse funksionale.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close