Historia më e bukur e Krishtlindjeve ,shkruar nga Charles Dickens.

Historia klasike dhe e patejkalueshme e Charles Dickens, e cila na kujton thelbin e shpirtit të Krishtlindjeve dhe burimin e frymëzimit të saj. Libri qarkulloi më 19 Dhjetor, 1843.- “Të kesh një zemër që kurrë nuk ngurtësohet, një karakter që kurrë nuk lodhet, një prekje që kurrë nuk të dhemb”. Charles Dickens. Historinë për lakmitarin dhe koprracin Scrooge, pak a shumë e njohim dhe zakonisht e kujtojmë më shumë gjatë ditëve të Krishtlindjeve. Dërgon mesazhe dashurie, gëzimi dhe bujarie.

Por cili ishte motivimi që çoi Charles Dickens për të shkruar këtë libër të përkryer? Në vitin 1843, një shkrimtar britanik udhëtonte në Mançester. Eshtë i indinjuar nga padrejtësia shoqërore dhe indiferenca e qeverisë për zonat më pak të privilegjuara të Anglisë. Më 5 Tetor të atij viti, pra, në një fjalim shumë të pasionuar, u bën thirrje punëtorëve të Manchester për t’u bashkuar dhe për të kërkuar të drejtat e tyre, diçka që qeveria fatkeqësisht e injoronte me mënyrë pompoze. Charles Dickens kishte kaluar vite të vështira në fëmijëri me shumë privime. Dy karakteristikat që mbizotëronin në Anglinë Viktoriane ishin padrejtësia shoqërore dhe varfëria e madhe. Shkrimtari i madh britanik, ishte gjithashtu në një gjendje shumë të keqe financiare në atë kohë. Kujtimet që kishte nga fëmijëria, pozita e tij e vështirë dhe qëndrimi i tij tre ditor në lagjet e fabrikave të Mançesterit u bënë baza për të shkruar këtë libër. Qëllimi i tij ishte të theksonte vuajtjet e të kequshqyerve. Besonte se “Krishtlindjet” do të ishte mjeti për të bërë padrejtësitë sociale dhe keqtrajtimin e fëmijëve të njohura në botë. Shpresonte që në këtë mënyrë, shteti dhe qytetarët do të mobilizoheshin për të ndihmuar ata që kishin probleme mbijetese. Dhe ky ishte fillimi i krijimit të një kryevepre. Një mit Krishtlindjesh të Letërsisë Moderne.

Libri, menjëherë pas qarkullimit më 19 Dhjetor 1843, pati sukses të madh. Shiti 6,000 kopje në javën e parë. Dhe, pa dyshim, ishte një numër i pakonceptueshëm për atë kohë. Cila është historia e bukur e novelës? Ebenezer Scrooge, është heroi i romanit. Një i moshuar lakmitar dhe koprrac, që nuk ndjen keqardhje për asnjë nga njerëzit në mjedisin e tij. Gjithçka që i intereson janë paratë dhe shikon që njerëzit rreth tij të jenë aty për t’i dhënë para. Përveç kësaj, nuk i pëlqenin fare Krishtlindjet. Nuk i pëlqenin, sepse mendonte se nuk i “interesonin”. Arsyeja? Mendon se i shtojnë një vit tjetër në shpinë, pa u pasuruar. Është pragu i Krishtlindjeve dhe Scrooge pranon një mysafir të panjohur. Sheh fantazmën e partnerit të vdekur të tij, Jacob Marley. Një njeri koprrac dhe i djallëzuar, si Scrooge, i cili e paralajmëron të ndryshojë karakterin për të mos përfunduar si ai. Më pas, e vizitojnë tre fantazmat e Krishtlindjeve, duke vënë në dukje gabimet e tij. Në këtë mënyrë e ndihmojnë të prekë pendimin. Pas kësaj përvoje, ish-shfrytëzuesi Scrooge ndryshoi rrënjësisht sjelljen e tij.

Rezultati është mbresëlënës pasi bëhet bamirësi më i madh i qytetit. Charles Dickens u lidh emocionalisht me heronjtë e novelës së tij. Kjo e ndihmon të japë vitalitet të jashtëzakonshëm në rrëfim. Ashtu siç thoshte, ndërsa e shkruante, qeshte dhe qante përsëri dhe përsëri. Cilat janë mesazhet që shkrimtari dëshiron të kalojë dhe çfarë arrin? Në atë kohë kur Dickens shkroi romanin, Krishtlindjet nuk i festonin tradicionalisht. Në shekullin e 16-të pas Reformimit Anglez, festimi i Krishtlindjeve vazhdoi të mbahet, por mentaliteti i fortë puritan dhe kalvinist konsideronte se vetëm ato që ishin shkruar në Bibël konsideroheshin festa të krishtera. Prandaj, u lejua të festohej vetëm e Premtja e Madhe. Pasi u rivendosë Anglikanizmi në Britani në fund të shekullit të 17-të, Krishtlindjet u rikthyen. Dickens në librin e tij, përshkruan rrugët e stolisura, pemët e Krishtlindjeve, rozmarina, duke ndihmuar kështu për krijimin e klimës festive. Besonte se fryma e Krishtlindjes duhet të mbizotërojë në marrëdhëniet e njerëzve gjatë gjithë vitit. Me këtë histori të bukur didaktike, shkrimtari i madh arriti diçka shumë të rëndësishme për një periudhë të varfërisë absolute për klasën punëtore të Anglisë. Arriti të ngrohte zemrat e njerëzve, të sjellë përsëri në kujtesë gëzimin dhe entuziazmin e Krishtlindjeve dhe të kontribuojë në ringjalljen e tyre si një festë dashurie dhe dhembshurie. Lavdërime dhe kritika … Që nga dita e parë e qarkullimit, fitoi kritikët. U vlerësua, në fakt, nga bashkëpunëtorët e tij, me të parin William Michees Thayerey. Megjithatë, nuk munguan gjithashtu edhe reagimet. Në veçanti, filozofi bashkëkohor amerikan Michael Levine shkroi një kritikë të veprës nga një pikëpamje neoliberale, duke denoncuar “gënjeshtrat e mëdha” të Dickens. Mbron Scrooge “si një biznesmen, nga idetë dhe praktikat e të cilit përfiton jo vetëm ai, por edhe punonjësit e tij dhe shoqëria në përgjithësi”.

Historia e Krishtlindjeve gjeti dhe vazhdon të gjejë jehonë të madhe nga e gjithë bota. Sado vite të kalojnë, vlerat e saj janë diakronike. Transferimet që njohu në kinematografi, televizion, teatër dhe opera … të shumta … Edhe heroi i Walt Disney, pasaniku koprrac, Scrooge Mc Duck, ka një pikë referimi për Ebenezer Scrooge. “Scrooge nuk i pa përsëri shpirtrat, por që nga ajo ditë, siç thonë, nuk kishte njeri që festonte Krishtlindjen më mirë nga Ebenezert Schrooge”, shkruan Charles Dickens në epilogun e historisë. Nëse “shpirti i Krishtlindjes” hynte tek të gjithë ne, siç ndodhi me heroin e historisë, nuk ka dyshim se bota jonë do të ishte më e mirë. K.E

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close