“Mbi 2 milionë e gjysmë turistë në janar-tetor”

ATSH/ Në Shqipëri erdhën më shumë se 2 milionë e gjysmë turistë në periudhën janar-tetor të këtij viti, që është rreth 50% e vitit 2019 por që përsëri është një shifër e suksesshme në një vit të vështirë kufizimesh nga pandemia, pasi Greqia dhe vendet e tjera nuk ia dolën dot t’i kishin as 20%.

Kështu deklaroi sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në një intervistë televizive.

“2021 do të rikthehet në një vit të jashtëzakonshëm për turizmin shqiptar, nëse lehtësohet pandemia. Unë kisha informacion që viti 2020 do të ishte një vit i shkëlqyer për Shqipërinë. Kam bindjen që në 2021 maksimumi deri në prill do hapet loja e prenotimeve dhe rezervimeve, sepse është një sektor që nuk funksionin me rezervime teke, por me ato masive”, – tha Klosi.

Ministri Klosi theksoi se “turizmi 2020 nën moton “Pusho shqip” që çelëm në ditët e para të qershorit me ministrin e Ekonomisë dhe Turizmit të Kosovës, hapi një rrugë shumë të fortë dhe përgjatë gjithë verës patëm komunitetin tonë të vëllezërve nga Kosova të cilët erdhën në Shqipëri, por në fillim të tetorit ne shkuam në Prishtinë ku çelëm sezonin dimëror. Janë shumë shqiptarë të Shqipërisë që shkojnë vizitojnë viset shqiptare matanë kufirit për të ndjerë turizmin mbarëkombëtar”.

Sipas tij, ku turizëm i mbushi plot hotelet tona dhe tregoi që sa shumë nevojë kemi ne për kapacitete të reja.

“Gjatë këtij viti kishim një numër të konsiderueshëm turistësh të rinj që nuk e kishin pasur target Shqipërinë si shtetasit e Maqedonisë së Veriut, serbë, boshnjakë dhe zonat e rajonit duke shënuar kështu një tendencë të re”, – tha Klosi.

“Shkuam në 50% të numrit të atyre që hynë vitin e kaluar. Edhe Mali i Zi ishte shumë më keq se ne pasi humbën serbët, shqiptarët, por edhe se nuk kanë shumë komunitet të brendshëm. Hotelet tona patën turizmin e brendshëm, turizmin rajonal dhe politikat që ndoqëm për të ftuar shumë turistë, si polakë, rusë, etj”, – tha Klosi.

I gjithë ky bregdet mbarëshqiptar, shtoi Klosi, i duhet ofruar rajonit, vendeve si Serbia, Bosnje-Hercegovina, etj.

A ia doli turizmi shqiptar të fitojë vizitorët e këtij viti, a do të rikthehen ata? Ministri Klosi tha se “turizmi ishte biznesi i vetëm që funksionoi në mënyrë të plotë gjatë verës dhe ia dolëm. Atë treg që fituam me shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnje Hercegovinës, të cilët në fillim erdhën në vizita individuale dhe pastaj në grup, pasi gjetën parajsën, do e mbajmë”.

“Turistët preferuan shumë rërën e detit që është e vështirë të gjendet kudo në rajon. Nuk e ka këtë rërë Kroacia, Greqia, Mali i Zi etj. Më 10 qershor ne patëm charterin e parë turistik në Europë, pra i pari charter u ul në Shqipëri. 12 chartera nga Bjellorusia dhe Ukraina, por edhe Polonia, erdhën në Shqipëri këtë verë. Besoj se 2021 përsëri do të rikthehet në një vit të jashtëzakonshëm për turizmin shqiptar”, – tha Klosi.

Ministri Klosi u shpreh se “Shqipëria ka shfrytëzuar vetëm 20% të bregdetit shqiptar dhe investimet apo kantieret për struktura të tjera hoteliere nuk u ndalën gjatë pandemisë.

“Këto projekte janë në zhvillim, asnjë kantier nuk u pezullua. Në investim janë hotelet që nga Valbona, ku ka një hotel me 5 yje në prag inaugurimi. Në asnjë moment kantieret nuk u ndërprenë pasi janë dhjetëra hotele dhe qindra miliona investime nga privati. Pra, duket se do të ketë sukses në 2021. Unë mendoj se ne jemi në 1/3 apo çerekun e kapaciteteve tona turistike. Kemi shfrytëzuar vetëm 20% të bregdetit shqiptar. Jemi ende në fillimet e turizmit të brendshëm dhe të natyrës. Kemi disa hotele të bukura në Berat, Korçë e Gjirokastër që do jenë pjesë e ekonomisë së qyteteve. S’ka një rreth në Shqipëri mos ketë hotele për turizmin”, – tha Klosi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close