Miratohet ndihma 60 mijë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi dhe Mal të Zi

ATSH – I. Vata/ U miratua sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave vendimi për dhënie ndihme financiare për mbështetjen e funksionimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi dhe zyrave të tij në Preshevë e Medvegjë dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi e zyrës koordinuese të tij në Plavë

Në mbështetje të Kushtetutës dhe të ligjit për buxhetin e vitit 2021, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi dhënien e ndihmës financiare me vlerë 30 000 (tridhjetë mijë) euro, për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi dhe të zyrave të tij në Preshevë e Medvegjë; 30 000 (tridhjetë mijë) euro për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe të zyrës koordinuese të tij në Plavë.

Ky fond prej 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) eurosh përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2021 për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në programin “Shpenzime diplomatike jashtë shtetit.

Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close