Nenad Arsiqit vetëm gjashtë vjet burgim për krime lufte në Kosovë!

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me gjashtë vjet burgim, Nenad Arsiq, nga Çagllavica, nën akuzat për krime lufte kundër civilëve, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, avokati mbrojtës, Dejan Vasiq.

Ai tha se do ta kundërshtojë vendimin e Themelores në Gjykatën e Apelit, pasi, sipas tij, nuk ka mundur të vërtetohet se klienti i tij të ketë kryer krimet për të cilat akuzohet.

Arsiq akuzohet për trajtim çnjerëzor të Jakup dhe Skender Shalës në lagjen Emshir të Prishtinës, gjatë luftës në Kosovë.

Aktakuza thotë se ai i ka rrahur, torturuar dhe detyruar të pinin alkohol dhe të këndonin këngën “Nënë e dashur Serbi, gjithmonë do të quaj e imja”.

Nenad Arsiq u arrestua më 22 tetor 2019, kur hyri në Serbia në Kosovë dhe që nga ajo kohë ishte në paraburgim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close