Nga linja e interkonjeksionit me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut te HEC-i i Skavicës

ATSH-Maela Marini/ Arritjet në energjetikë, siguria energjetike, liberalizimi i tregut, investimet për të siguruar një shërbim sa më të mirë për qytetarët ishin sot në fokus të konferencës së përjavshme mbi ekonominë, që zhvilloi sot me gazetarët, Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“Sot jemi për seancën e radhës së bashkëbisedimit të përjavshëm me fokus te ekonomia një nga problemet më të rënda që kemi trashëguar nga qeverisja e mëparshme, natyrisht jo i vetmi, me një sistem të degraduar skajshmërisht”, tha Rama.

Ai tha se “pas 7 vitesh e 2 muajsh mund të themi me plot gojën se kemi hyrë në një fazë krejtësisht të re pasi kemi hapur rrugën e një transformimi rrënjësor që vazhdon”.

Rama tha se “aktualisht jemi në kantier për projektin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni e Veriut”.

“Ndërkohë që sapo më në fund kemi vënë në punë linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, një projekt i konsideruar me të drejtë historik nga paraardhësi im, por i kthyer në një histori sa të dhimbshme aq edhe qesharake për vite të tëra gjatë qeverisjes së mëparshme dhe pastaj e bllokuar për disa vite nga vetoja e Serbisë të cilën e hoqi as më shumë e as më pak Shengeni Rajonal”, tha Rama.

Nga ana tjetër, Rama tha se besoj shumë se ky zhvillim kaq i rëndësishëm mes dy shteteve tona dhe interkonjeksioni me Maqedoninë e Veriut, janë pjesë e një tërësie ndryshimesh të mëdha që po ndodhin, përfshirë këtu edhe kushtet për themelimin e bursës shqiptare të energjisë që nis me ndryshimet ligjore të vitit 2018 dhe pastaj me nënshkrimin e marrëveshjes së aksionarëve për themelimin e saj”.

Rama theksoi se “jemi në një etapë krejt të re të për sektorin e energjisë”. “Jemi në proces të zgjerimit të tregut dhe bashkimin e tij me Italinë dhe Malin e Zi, duke pasur parasysh se brenda dhe jashtë vendit rrjete e energjisë po zhvillohen gjithmonë e më shumë”, tha ai.

Kryeministri tha po ashtu se “jemi në kushtet kur për sa i takon rrjetit tonë të energjisë mund të flasim për arritje të jashtëzakonshme në aspektin e uljes së humbjeve edhe mbledhjes së detyrimeve që tanimë janë kthyer në një normë që nuk e diskuton më askush”.

“Dua të prek edhe një pikë tjetër të rëndësishme që është zhvillimi i madh strategjik që tanimë është futur në rrugën e e realizimit në fazën e parë të tij, nënshkrimi i marrëveshjes me qeverinë amerikane për Skavicën, që krijon mundësinë për të mos çuar dëm asnjë pikë ujë të destinuar për prodhim energjie. Kjo do ta kthej Shqipërinë në një fuqi eksportuese të energjisë, ashtu sikundër do të na japë mundësinë edhe të kursejmë në mënyrë të konsiderueshme për shkak të mundësisë për të mbajtur rezerva dhe të mos jemi të detyruar t’i drejtohemi tregut me urgjencë në krizat e thatësirës”, tha ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close