Pandemia ngadalësohet globalisht

ATSH-AFP/ – Pandemia e COVID-19 është ngadalësuar globalisht, edhe pse shumë pak, gjatë shtatë ditëve të fundit.

Ngadalësim shumë i lehtë

Pandemia u ngadalësua disi këtë javë në të gjithë botën, me 638 892 raste të reja të regjistruara në ditë (-0,5% e krahasuar me javën e mëparshme), sipas një raporti të fundit.

Në Afrikë, epidemia është akoma duke u përshpejtuar (+ 16 % e rasteve të infektimeve gjatë javës së kaluar).

Po kështu, Amerika Latine dhe Karaibet po përjetojnë një përshpejtim (+ 9 %).

Evropa mbetet zona e cila regjistroi më shumë infektime të reja këtë javë (247 838 raste të reja ditore), me një përshpejtim prej 2 %.

Në të kundërt, epidemia është ngadalësuar në SHBA dhe Kanada (-5 %), megjithëse me një nivel të lartë të rasteve të reja, 217 878 në ditë.

Pandemia vazhdon të ngadalësohet në Lindjen e Mesme (-5 %) dhe Azi (-10 %).

Shkalla e infektimit është rritur me 106 % në Oqeani, por virusi qarkullon shumë pak atje (37 raste në ditë).

Përshpejtimet kryesore

Britania e Madhe është vendi ku epidemia po përshpejtohet më shumë (+ 61 %, 33 753 raste në ditë mesatarisht).

Izraeli (+ 60 %, 3 063 raste ditore), Holanda (+ 41 %, 11 729 raste), Republika Çeke (+ 40%, 7 452 raste) dhe Kolumbia (+ 37%, 12 604 raste) .

Rëniet më të forta

Rënia më e fortë gjatë shtatë ditëve të fundit është vërejtur në Pakistan (-35 %, 2 042 raste ditore) përpara Bullgarisë (-35 %, 1 426 raste), Hungarisë (-32 %, 2 814 raste), Gjeorgjisë (-31 %, 2 355 raste) dhe Austri (-29 %, 1 965 raste).

Më shumë infektime

SHBA-ja është në krye me numrin më të lartë të infektimeve të reja këtë javë, me 183 863 raste të reja çdo ditë (-19,4%).

Vdekjet

SHBA-ja regjistroi më shumë vdekje gjatë javës së kaluar (2 637 në ditë mesatarisht), përpara Brazilit (783), Meksikës (648), Gjermanisë (648), më pas Rusisë (556) .

Raport global

Pandemia ka vrarë të paktën 1,73 milionë persona në të gjithë botën që nga fundi i dhjetorit, për më shumë se 78 milionë infektime të konfirmuara./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close