Puka nën magjinë e dritave festive shumëngjyrëshe
ATSH/ Një atmosferë festive ka përfshirë qytetin verior të Pukës, i kthyer vitet e fundit në një destinacion turistik.
Puka ofron në prag të Krishtlindjeve dhe ndërrimit të viteve një peizazh të harmonishëm alpin, ku reflektimi i dritave mbi liqen, sjell një pamje mbresëlënëse, sidomos në këto ditë dimri.
Qendra e qytetit të Pukës dhe Liqenit të Vogël është shndërruar në një atraksion të ri turistik.
Puka e ndodhur në qendër të Shqipërisë veriore ofron një mjedis ku ndërthuren malet me luginat e thella, lëndina e livadhe që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë.
Ky mozaik i mjedisit natyror e njerëzor të Pukës përbën një ofertë turistike të veçantë për shëtitje, ski, alpinizëm.
Comments are closed.