Shitja e laptopëve dhe desktopëve shënon ‘rilindje’

Bota ështe furnizuar me kompjuterë laptopë dhe desktopë në vitin 2020 në një nivel që nuk është parë që nga prodhimi i iPhone-it më 2007. Prodhuesit janë ende me muaj larg përmbushjes së porosive, thanë drejtuesit e industrisë së pajisjeve dhe analistët, shkruan Reuters.

Mësimi dhe puna në distancë ka përmbysur tregun e kompjuterëve gjatë pandemisë së koronavirusit, duke e shkatërruar shitjet e telefonave të mençur, ndërsa ka rritur interesin për pajisjet më të mëdha.

“I gjithë zinxhiri i furnizimit ka qenë i mbingarkuar si kurrë më parë”, tha Gregg Prendergast, presidenti i prodhuesit të pajisjeve Acer Inc.

Dërgesat vjetore globale të PC-ve, një term që përdoret për industrinë e laptopëve dhe kompjuterëve, ishin në rreth 300 milionë më 2008 dhe së fundmi ato ishin rreth 250 milionë. Pakkush priste të kishte një ringjallje të tillë.

Disa analistë tani presin që viti 2020 do të mbyllet në rreth 300 milionë dërgesa. Tabletët po shënojnë rritje edhe më të shpejtë.

Virusi shtyu familjet që të kalojnë nga një PC për shtëpinë në një për çdo nxënës, video-lojtar ose punëtor i lidhur me shtëpinë.

Për të përmbushur kërkesën e papritur, një pjesë e vogël e shitësve të mëdhenj të PC-ve në botë shtuan furnitorë, përshpejtuan transportin dhe vendosën për prodhimin e modeleve më të mira vitin e ardhshëm.

Ishan Dutt, një analist i Canalys, e kujton që një klient i tha një shitësi në prill se çdo pajisje me një tastierë do të mjaftonte për sa kohë që dërgesat mbërrinin brenda një jave. Kjo nevojë urgjente tashmë është qetësuar, por njerëzit tani duan të përmirësojnë teknologjinë, duke mbajtur presion mbi industrinë, tha Dutt.

Disa kompjuterë që dalin në treg në muajt e ardhshëm adresojnë nevoja të reja. Ata shfaqin kamera dhe zmadhues të zërit më të mirë për video- konferenca, thanë analistët. Më shumë modele do të kenë një çip celular, duke ndihmuar përdoruesit, të cilët mund të kenë qasje në sinjalet mobile 4G ose 5G por jo Wi-Fi tradicionale./rel

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close