Shqipëri/Masat e reja anti-COVID hyjnë sot në fuqi deri më 4 janar

/ATSH/- Nga dita e sotme, hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese të marra dy ditë më parë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Bazuar në vlerësimin e riskut që sjellin grumbullimet dhe shtimi i kontakteve gjatë festave të fundvitit, Komiteti vendosi që duke nisur nga mbrëmja e sotme deri më datë 4 janar 2021, do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 20 e 30 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit.

Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme. Të njëjtës fashë orare i nënshtrohen edhe aktivitetet e bareve, e restoranteve.

Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.

Prej datës 5 janar kufizimi i lëvizjes rikthehet në orën 22:00-06.00.

Gjithashtu, Komiteti i Ekspertëve vendosi pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në datë 6 janar si dhe masën e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që hyjnë nga Britania përmes rrugëve të tjera.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close