Trump ka disa këshilla “miqësore” për Iranin
Uashington – Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Iranin se do ta konsideronte atë vend përgjegjës nëse edhe vetëm një amerikan vdes në Irak.
Trump kujtoi në Twitter se ambasada Amerikane në Bagdad u godit nga disa raketa.
“Tre raketa nuk arritën të lansohen. Qëllojani se nga janë: nga Irani. Tani ne dëgjojmë histori që qarkullojnë rreth sulmeve të reja kundër amerikanëve në Irak. Unë kam një këshillë të shëndetshme dhe miqësore për Iranin: Nëse një amerikan pëson, unë do ta mbaj Iranin përgjegjës. Mendoni për këtë. “Tha Trump.
Të Dielën, tetë raketa goditën në zonën e gjelbër të kryeqytetit Irakian, ku ndodhet ambasada amerikane, dhe me atë rast një civil irakian u vra, ndërsa sekretari i shtetit Mike Pompeo akuzoi një grup shiit pro-iranian për sulmin./proinformacion.com/
Comments are closed.